VIDEO/ 'Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë', marshimi i tifozëve të Kombëtares që 'veshi' Dortmundin kuqezi

16 Qershor, 17:54| Përditesimi: 16 Qershor, 18:05

  • Share

DORTMUND - Pamje të tilla nuk janë të zakonshme për t'u parë, me afro 50 mijë tifozë të Kombëtares që ishin prezent në "Iduna Park" për të ndjekur Itali 2-1 Shqipëri, ndeshjen e së shtunës për Grupin B të Euro 2024 në Gjermani.

Gjatë së premtes dhe së shtunës së shkuar, shqiptarët "pushtuan" Dortmundin dhe "lumi" kuqezi i tifozëve ka bërë bujë në mediet evropiane. Edhe njëherë po propozojmë pamjet fantastike nga marshimi i ultrasve të Kombëtares për në stadium, ndërsa imazhe si këto të kujtojnë tifozët e Dortmundit të quajtur si "Muri i Verdhë" që tanimë u shndërruan në "Muri i Kuq".

'Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë', shkruhet në banderolën e Tifozëve Kuq e Zi. Kujtojmë se Kombëtarja luan edhe dy ndeshje në Grupin B, ajo kundër Kroacisë në Hamburg më 19 qershor dhe kundër Spanjës në Dusseldorf më 24 qershor.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 17/06/2024 11:51

    Epo populli thjeshte buke e domate ka ngrene gjithmone, por me zemer te paster. Te tjerat qejfe e marifete jane per pushtetaret, banditet e mafiozet

    Përgjigju
  • abc: 17/06/2024 09:00

    tifoza me buke e domate me vete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?