Avioni Cessna

Bota

VIDEO/ Rrëzohet një avion privat në brigjet e Letonisë! Dyshohet për 4 viktima

5 Shtator 2022, 09:21| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 09:30

  • Share

Katër persona dyshohet se kanë vdekur pasi një avion privat, në të cilin ndodhej një familje u rrëzua në Detin Baltik.

Avionët e NATO-s u përpoqën për të kapur avionin që mendohej se mbante katër persona përpara se të rrëzohej në det pas nisjes nga Spanja.

 “Avioni privat “Cessna” u rrëzua në Detin Baltik”, tha shërbimi i shpëtimit suedez, pas një kursi të çrregullt fluturimi pa asnjë sinjal nga kabina.

Ai duhej të ulej në Koln, por vazhdoi të fluturonte në veri-lindje derisa u rrëzua në det pranë Ventspils.

Viktimat dyshohet se janë piloti, një burrë, një grua dhe vajza e tyre.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, megjithatë zyrtarët paralajmëruan se mundësia për të gjetur të mbijetuar në përplasje është e ulët.

 

Momenti i rrëzimit të avionit privat, pamjet nga FlightRadar

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?