(VIDEO) Sulmohet me miell ministri i Financave në Kosovë! Dardan Molliqaj: I ka shpallur luftë punëtorëve

3 Shtator 2022, 16:21| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 19:17

  • Share

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate në Kosovë, kanë sulmuar në një mënyrë të pazakontë ministrin e Financave në vend, Hekuran Muratin. Ata i kanë hedhur miell ministrit, ndërsa kanë filmuar edhe momentin e kësaj ngjarje.

Videon e ka postuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në rrjetet sociale, i cili e ka quajtur aktin “aksion simbolik për punëtorët”.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkroi ai.

Dardan Molliqaj, tashmë kryetar i PSD-së, ka qenë dikur anëtar i Vetëvendosjes, partisë në pushtet në Kosovë.

Ky akt vjen në kohën ku sindikatat në Kosovë po protestojnë e po futën në grevë për rritje pagash, si edhe për të marrë 100 euro shtesë për përballimin e rritjes së çmimeve. Por, ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se Qeveria ka hartuar një paketë ndihme për të përballuar inflacionin, e cila do të kushtojë në total 150 milionë euro.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?