Momenti i realizimit të golit.

VIDEO/ Në kohën dhe vendin e duhur, sulmuesi kavajas shënon në Rumani

7 Tetor 2022, 21:28| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 21:30

  • Share

Ish-sulmuesi i Superligës shqiptare, Blerim Krasniqi ka shënuar golin e tretë me CS Mioveni në Superligën e Rumanisë. Për javën e 13 në elitën e futbollit rumun, skuadra e shqiptarit ka humbur 3-1 me Voluntari në transfertë. Kavajasi ka shënuar golin e barazimit 1-1 në minutën e 21 të takimit, ndërsa të tijtë nuk kanë mundur të mbajtë barazimin duke u ndëshkuar edhe dy herë të tjera.

26 vjeçari shqiptar po tregon formë të mirë në Rumani, aty ku u transferua në verë nga Gjilani. Në kohën dhe vendin e duhur, Krasniqi ka shtangur portierin vendas duke ia dërguar topin në rrjetë. I dalë nga moshat e Besës, Krasniqi ka luajtur me Apoloninë, Skënderbeun dhe Teutën në Shqipëri, teksa ka kontratë deri në verën e 2024 me Mioveni.

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?