Momenti i tërmetit

VIDEO/ Kamera vetëm lëkundej! Tërmeti 5.6 ballë gjatë ndeshjes në Kili, shihni reagimin e çuditshëm të futbollistëve

11 Korrik 2023, 15:03| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 15:40

  • Share

KILI - Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter goditi dje një zonë në Kili. Shteti në Amerikën e Jugut pati lëkundje të forta, teksa në zonë ishte duke u luajtur edhe ndeshja e Serisë B mes Recoleta dhe Temuco.

Lojtarët në fushë, stafet dhe tifozët ndjenë lëkundjen e madhe, me arbitrin që ndali lojën. Në momentin e tërmetit, futbollistët vijuan lojën dhe nuk kishin ndërmend të ndaleshin nëse nuk do reagonte arbitri.

Kamerat e televizionit që transmetonte duelin u drodhën frikshëm, teksa qetësia e futbollistëve në fushë ishte e jashtëzakonshme.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?