VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

25 Gusht, 19:02| Përditesimi: 25 Gusht, 19:10

  • Share

Bukuritë shqiptare, ujërat e kristalta të bregdetit dhe boom-i turistik që ka pasur vendi ynë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore. Kësaj radhe është gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, Simon Calder, i cili së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe.

Calder e veçon Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se është një vend që duhet vizituar me patjetër. Një pjesë e intervistës së Calder dhënë për emisionin ‘This Moorning’ u nda nw Facebook nga kryeministri Edi Rama.

“Nëse po kërkon diçka të përballueshme shkoni në Portugali. Ata kanë një ofertë të shkëlqyer ose në Lindje, në Bullgari, apo Maqedoninë e Veriut. Dhe “ylli” i këtij viti është Shqipëria”, thotë ai, teksa po jepte këshilla për zgjedhjen e vendeve për të pushuar.

Kryeministri Rama shkruan krahas videos se Shqipërisë nuk mund t’i bëhej vlerësim më domethënës në mbyllje të sezonit turistik se sa nga gazetari i famshëm Simon Calder.

“E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm”, u shpreh Rama.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?