Kumbulla dhe Daku

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi

19 Maj, 15:24| Përditesimi: 19 Maj, 15:41

  • Share

Futbollistët e Kombëtares këtë të diel kanë qenë protagonistë me ekipet e tyre, për mirë apo keq. Në Serie A, Marash Kumbulla nuk e kishte një ditë të mirë duke shkaktuar penallti në humbjen e Sassuolos, me ekipin e shqiptarëve që rrëzohet në Serie B. Ndërkohë në Rusi te goli doli Mirlind Daku.

Për raundin e 37-të të Serie A, Sassuolo u mposht 0-2 nga Cagliari. Me këtë disfatë skuadra e Marash Kumbullës dhe Nedim Bajramit rrëzohet në Serie B. Mbrojtësi u fut në minutën e 20-të në vend të Erlic, ndërsa në fundin e sfidës shkaktoi penallti, me sardët që shënuan golin e dytë. Pas autogolit një javë më parë, 24-vjeçari shkakton penallti kundër Sassuolos për t'i vënë "vulën" një sezoni "jo".

Ndërkohë që në fundin e këtij muaji Kumbulla do lërë Sassuolon ku luan në huazim për t'u rikthyer te Roma.

Në Rusi, Spartaku i Moskës fitoi 3-1 kundër Rubin Kazan. Për miqtë golin e vetëm e shënoi Mirlind Daku. Asisti i Shabanhaxhaj në minutën e 77-të bëri që Daku mos gabonte me një të djathtë të saktë. Paçka humbjes së të tijve, Daku e dërgon në tetë numrin e golave sezonalë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?