VIDEO/ Flamuri kuqezi, prej 800 metra katrorë po punohet në Fier për festën e Pavarësisë! Më i madhi që keni parë ndonjëherë

30 Tetor, 15:24| Përditesimi: 30 Tetor, 15:33

  • Share

Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier.  Prej ditësh, Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu, është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katrorë.

“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë të bashkuar dhe shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, jo vetëm për ditën e flamurit dhe një orë në stadium. Çdo vit ky flamur do të marrë përmasa që ne mendojmë do të shtrihen nga Çamëria, Ilirida, shqiptarët e Malit të Zi, deri në Luginën e Preshevës”, tha Kristaq Ziu, kryetar i shoqatës për Unitet dhe Bashkim.

Ai shton se se për flamurin po punon rrobaqepësi më i mirë i qytetit.

“Këtu është harxhuar goxha material. Kemi marrë shumë nga topat e atllasit që kemi blerë, 15 copa atllasi. Punën më të madhe e ka bërë rrobaqepësi Tur Latja, që është i përkushtuar dhe shumë patriot, se rrobaqepës tjetër nuk e merr në dorëzim këtë flamur gjigant”, thekson ai.  

Gjatë 28 dhe 29 nëntorit bashkë me flamurin prej 800 metër katrorë do të shpalosen edhe 5 mijë flamuj të tjerë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 30/10/2024 16:08

    Shyqyr qe luan kombetarja dhe kur vijne festat e nentorit behemi patriote ne. Nderkohe patriotizmi i vertete eshte te sillemi si qytetare te ndershem dhe te edukuar. Te ndershem e them qe te paguajme taksat dhe punonjesit tane aq sa duhet. Te edukuar them qe te sillemi ne menyre te qyteteruar jashte shtepise. Sepse eshte skandaloze qe ne Shqiperi eshte nje pisllek i jashtezakonshem. Jemi populli me zhul ne Europe po se po, Por kam frike edhe ne bote..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?