Interi feston suksesin kundër Atalantës

VIDEO/ Interi shkërmoq 4-0 Atalantën dhe merr kreun në Serie A, Berat Gjimshiti shënon autogol

30 Gusht, 22:40| Përditesimi: 31 Gusht, 15:18

  • Share

Interi është treguar i pamëshirshëm në "Giuseppe Meazza" duke mundur 4-0 Atalantën për raundin e tretë në Serie A. Dueli mes dy skuadrave zikaltër nuk ka pasur histori, me ndeshjen që u zhbllokua që në minutën e katërt.

Ishte Thuram që detyroi Berat Gjimshitin të shënonte autogol dhe të hapte ndeshjen. Më pas, në të 10-n minutë Barella shënoi një supergol pas pasimit të Pavard, duke bërë që stadiumi të shpërthente në brohorima.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa Marcus Thuram shënoi dy gola në pjesën e dytë për Interin, konkretisht në minutat 47-të dhe 56-të. Për 28 minuta në këtë duel luajti edhe Kristjan Asllani, duke marrë vendin e Calhanoglu.

Me këtë tri pikësh Interi ngjitet në krye të Serie A me shtatë pikë, aq sa ka edhe Torino. Ndërkohë Juventus do duhet të përgjigjet për t'u rikthyer në krye, teksa në dielën në 20:45 ka një detyrë të vështirë kundër Romës  në "Allianz".


Lajmi kryesor:

Serie A/ Interi 'poker' 4-0 Atalantës për kreun e tabelës, Gjimshiti i pafat! Torino mposht 0-1 Venezian në fund


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?