Video/ Breshëri shkreton bujqësinë në Kolonjë, fermerët: Grurin, mollët e kumbullat i lëshoi në tokë! S'ka mbetur asgjë!

24 Qershor, 17:02| Përditesimi: 25 Qershor, 15:21

  • Share

Kur temperaturat përvëluese kanë pushtuar gjithë territorin e vendit, në juglindje ditën të dielën pasdite ra breshër i fuqishëm duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi e pemtari.

Më e prekur është bashkia e Kolonjës, ku janë shkatërruar qindra hektarë me grurë e foraxhere dhe dhjetëra parcela me mollë, kumbulla e rrush. Fermerët të cilët kërkojnë ndihmë nga shteti, shprehen se breshëri zgjati për një orë duke çuar dëm mundin e një viti.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Korçë bën të ditur se nga verifikimet paraprake rezultojnë dëme në Ersekë, Rehovë, Starje, Plasar dhe Bejkovec. Konktretisht, 10 hektarë me perimeve, 100 hektarë me grurë, 4 mijë rrënjë kumbulla e mollë, etj.

Gjithsesi grupet e inspektimit janë ende në terren dhe në përfundim të gjitha dëmet do të relatohen në drejtorinë e emergjencave.

DËMET PARAPRAKE NGA BRESHËRI NË BASHKINË KOLONJË
GRURE      100 HEKTARË
PERIME     10 HEKTARË
ELB E TERSHERE 120 HEKTARË
KUMBULLA         2000 RENJE
MOLLE                2000 RENJE
RRUSH NË OBORRE  MBI 80%

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?