Everton shijon suksesin e tretë radhazi duke mundur 2-0 Chelsean në "Goodison Park". Ekipi i Dyche ishte i vendosur mirë në prapavijë dhe ia doli të mbante portën të paprekur. Për Blutë nga minuta e parë e nisi Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që luajti 67 minuta në këtë sfidë, duke mos lënë gjurmë. Goli i parë i takimit u shënua nga Doucoure në minutën e 54, teksa Dobbin "vulosi" gjithçka në të 90+2 minutë. Everton shijon kështu suksesin e tretë radhazi dhe me 13 pikë del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar në vendin e 17-të, paçka dhjetë pikëve të zbritura për shkak të parregullsive financiare. Nga ana tjetër, Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi (u mundën nga Man. United) dhe me 19 pikë pozicionohet në vendin e 12-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Armando Broja s'është 'ilaçi' i Chelseat, Blutë humbasin në udhëtim! Man. City përmbys Luton, Tottenham 'poker' Newcastelit
S.Dh/ReportTv.al