Veshjet e rralla të traditës korçare në një ekspozitë! Arizania: Materialet janë zhdukur, origjinaliteti i vështirë

25 Maj, 16:54| Përditesimi: 25 Maj, 17:05

  • Share

Korça ditët e fundit është mbipopulluar nga shumë vizitorë të cilët janë bërë pjesë e aktiviteteve të larmishme. Ndër to më e veçanta është ekspozita etnografike me kostume popullore të zonës së Korçës, Dardhës dhe Kolonjës. Disa kostume origjinale e të tjera të krijuara, kanë shpalosur kulturën e zonave.

Për kuratoren Lirika Pojani, njëherazi dhe artizanen e disa prej veshjeve, kjo ekspozitë tregon vlerat krahinore, dhe trashëgiminë.

“Jam munduar të sjell Korçën. Kam sjell Kolonjën, kam sjell Dardhën që është simboli e nuk do të mungonte në kostumet. Dhe jam në vazhdimësi, sepse zona e Korçës ka shumë kostume të pa shkelura”.- tha Lirika Pojani, artizane.

Për kuratoren rikthimi i këtyre veshjeve tradicionale në origjinalitet është i vështirë për shkak të lënies në harresë.

“Në kohën e sotme që i kam punuar kostumet nuk mund të sjell atë shajakun e atyre viteve, sepse janë zhdukur. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka vlerë, bashkë me materialin e shajakut që unë kam bërë zibunën. Kështu vazhdojmë që në zibuni, ashtu te fustani. Ata kanë vërtetësinë e tyre dhe janë me të gjitha elementët siç kanë qenë dikur”.- u shpreh Pojani.

9 kostumet popullore janë ekspozuar në një ambient të dekoruar me orendi tradicionale dhe do të qëndrojnë aty gjithmonë, pse jo dhe për t’u riprodhuar si modele.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?