Vendoset në hyrje të Shkodrës skulptura gjigande ‘çelësi shqiptar’, vepër e artistit Alfred Mirashi

7 Qershor, 17:41| Përditesimi: 7 Qershor, 17:49

  • Share

Në Shkodër u inagurua vepra monumentale “Çelësi Shqiptar” i autorit shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot. Vepra artistike është një ndër projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike” e instaluar në zonën e ish-Pazarit të Vjetër duke sjellë një dimension të ri kulturor.

Autori tha se “Çelësi Shqiptar” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë që t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.

Skulptura peshon 17 ton dhe është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nine: 09/06/2024 10:50

    Mendoj se do i shkonte me mire emri celesi Tutius.keshtu me kujton tutiusin e dikurshem te shkodres

    Përgjigju
    • Male egra: 10/06/2024 11:22

      DUKET ORIGJINAL SI ZORRA QORRE.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?