Foto ilustruese

Vendimi i Bordit, rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në vend! Gazi mbetet në vend

27 Maj 2022, 12:39| Përditesimi: 27 Maj 2022, 14:53

  • Share

TIRANË- Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë ndryshuar. Çmimi i naftës është rritur me 10 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga sot në orën 18:00, do të shihet me 239 lekë nga 229 që ishte. Edhe benzina ka pësuar rritje me 8 lekë, ku nga 229 lekë/litri që ishte do të shitet 237lekë/litri.  Nga ana tjetër, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, ku vijon të shitet me 90 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 239ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit", ka njoftuar Bordi i Transparencës. 

Nafta
Ishte 
229 lekë litri
Bëhet 239 lekë litri

Benzina
Ishte 
229 lekë litri
Bëhet 237 lekë litri

Gazi
Mbetet 
90 lekë/litri

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?