Lautaro Martinez

Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë

31 Tetor, 14:52| Përditesimi: 31 Tetor, 14:57

  • Share

Kapiteni i Interit dhe sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez u rendit në vendin e shtatë gjatë garës për trofeun e "Topit të Artë". Ishte spanjolli Rodri i Man. Cityt që fitoi me më shumë pikë nga votimi, ndërsa për Lautaron ky çmim jo gjithmonë është i drejtë.

"Sinqerisht, prisja më shumë se vendi i shtatë për ‘Topin e Artë’, nisur nga puna e bërë me Interin dhe Argjentinën. Megjithatë, ndonjëherë këto çmime nuk jepen në mënyrën e duhur. Interi? Si ekip duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kampionati është i gjatë”, tha ai.

Lautaro, i cili me golin ndaj Empolit u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e zikaltërve, duke marrë parasysh të gjitha garat (134 për argjentinasin, përkundrejt Stefano Nyers me 133 gola), foli edhe për ndeshjen dhe përgjigjen e dhënë ndaj Napolit në duelin e largët për kreun e renditjes së Serie A.

“Empoli është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Ne e përgatitëm ndeshjen në mënyrën e duhur. Me një lojtar bëhet më shumë e lehtë, por duhet t’i fitosh ndeshjet në çdo mënyrë. Ishte e rëndësishme t’i merrnim 3 pikët në shtëpi”, tha Lautaro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?