Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

3 Maj, 12:38| Përditesimi: 3 Maj, 12:39

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj niset sot drejt Parisit, ku do të pritet në një takim të veçantë nga homologia e tij, Anne Hidalgo.

Temë e diskutimit mes dy kryebashkiakëve do të jetë rinovimi i sheshit “Skënderbej” në Paris, ndërkohë që një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe Lojërave Olimpike, si dhe kushtet e stërvitjes së ekipit olimpik shqiptar, ku një pjesë e sportistëve vijnë nga radhët e ekipeve të kryeqytetit.

Tirana ka një raport të veçantë me Bashkinë e Parisit. Në shkurt të këtij viti, Veliaj priti në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Veliaj tha se Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Benvenuto: 03/05/2024 23:33

    Po shiko edhe merr shembuj nga Lulishtet apo Giardini di Parigi... të na bëni edhe ju në Tiranë aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës ndonjë Giardino model!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?