Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologu i tij nga Stambolli Ekrem Imamoglu

Politikë

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona, bashkëpunim për 'Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

30 Korrik 2021, 11:43| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 11:46

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu me të cilin tregon se diskutuan për bashkëpunim në kuadër të "Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022".

Veliaj udhëtoi drejt Turqisë dhe i dhuroi homologut të tij, “Kullën e Sahatit” të Tiranës.

Kryebashkikau i Tiranës, përmes rrjetit të tij social Twitter, ka publikuar edhe disa fotografi me Imamoglu, të cilit i ka shprehur edhe mirënjohje për mikëpritjen.

Postimi në Twitter: 

Ishte vertet kënaqësi të takoja mikun tim, @ekrem_imamoglu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona. Mezi pres të punojmë së bashku me të dhe të rinjtë e Stambollit për EYC2022

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?