Veliaj: Së shpejti në Tiranë do i vëmë kazanët e plehrave nën tokë, mbërritën makineritë e specializuara

14 Maj 2022, 11:47| Përditesimi: 14 Maj 2022, 12:12

  • Share

TIRANË- Së shpejti Tirana do të ketë vijë me një risi në pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se kanë mbërritur makineritë e specializuara për vendosjen e kazanëve nëntokë.

Kjo mënyrë e vendosjes së kazanëve, Veliaj thotë se është me efikase pasi shmang erën e keqe të mbeturinave, por edhe zbrazjen e paautorizuar të koshave. Sipas tij, kjo është një eksperiencë  implementuar në vendet e Bashkimit Europian. 

“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t'i vendosë nëntoke pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike te saj. Shmang erën, pamjen, zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë”, shkruan Veliaj.

Lajmin e koshat e mbeturinave do vendosen nëntokë, kryebashkiaku Veliaj e kishte bërë me dije në Report Tv gjatë Kongresit së Partisë Socialiste më 9 prill.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?