Kronikë

Vaksinimi i detyrueshëm për të marrë pjesë në auditore, 'Magjistratura' institucioni i parë që vë kusht vaksinën: Kush nuk e ka bërë, mësim online

13 Gusht 2021, 09:56| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 13:09

  • Share

Shkolla e Magjistraturës bëhet institucioni i parë që e vendos zyrtarisht vaksinimin si kusht për të gjithë studentët apo kandidatët për magjistratë që duan të jenë në auditoret në vitin e ardhshëm akademik.

"Njoftohen te gjithë kandidatet për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, te marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-COVID. Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim.  Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç", thuhet në njoftimin e Shkollës së Magjistraturës.

Ndërkohë në një njoftim të mëpasshëm, 'Magjistratura' ka sqaruar edhe një herë se bëhet fjalë për zgjedhje për studentët. Sipas tyre kush nuk e bën vaksinën mund të bëjë mësim online.

"Njoftimi i mësipërm nuk mbart detyrueshmëri për personat të cilëve ju drejtohet. Ai lidhet vetëm me mundësinë e ndjekjes se mësimit ne auditor për shkak të kushteve infrastrukturore të ndërtesës dhe auditorëve të Shkollës së Magjistraturës.  Është në zgjedhjen e çdo kandidati nëse do të preferoje ndjekjen e mësimit ne auditor ose online, në varësi të vaksinimit. Shkolla ka praktikuar dhe mund të praktikoje procesin e mësimit hibrid sipas skemave që zhvilloi në vitin akademik që kaloi", ka njoftuar Magjistratura", thuhet në njoftim.  

Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 1 milion e 290 mijë vaksinime ndërsa 562,418 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat. Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinimin e qytetarëve pasi numri i infektimeve në vendin tonë po rritet me shpejtësi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?