Vaksinimi i detyrueshëm, Inspektorati Shëndetësor: 75% e kanë përfunduar! Rritet interesi tek të rinjtë

21 Janar 2022, 18:17| Përditesimi: 21 Janar 2022, 18:36

  • Share

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ndërmarrë jo pak, por 1.200 kontrolle kundrejt kategorive që me vendim të komitetit të ekspertëve i përfshin vaksinimi i detyrueshëm, siç janë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare.

Burime zyrtare konfirmuan për Report Tv se nga kontrollet ka rezultuar se 75 % e  grupeve që preken nga vaksinimi i detyrueshëm kanë marrë të dyja dozat, ndërsa  pjesa tjetër paraqesin raport që kanë kaluar COVID-19, ose test PCR çdo 5 ditë.

Gladiona Lika, vaksinatore në pikën e ngritur pranë stadiumit 'Air Albania' tregon se qarkullimi i lartë dhe vala goditëse që ka shkaktuar varianti Omicron ka shtuar numrin e personave mbi 16 vjeç që zgjedhin të vaksinohen për t’u mbrojtur.

“Interes i lartë është parë për dozat e para të vaksinës nga gjimnazistët, maturantët."

Frika e infektimeve kanë shtuar dhe kërkesat për të marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës anti-COVID.

“Nga 300-350 vaksinime në ditë, 200 janë për dozat e treta. Jo vetëm të moshuar, por të gjitha grupmoshat.”

Prej ditësh shifrat e infektimeve për shkak të variantit omicron kanë arritur nivelet më të larta që nga fillimi i pandemisë. Por pavarësisht nga kjo numri i të shtruarve në spitale është në gjendje të stabilizuar. Në krye të infektimeve në të gjitha raportimet zyrtare qëndron Tirana që është edhe qendra më e madhe urbane në vend. 

Infektimet në Tiranë për javën e fundit:

14 janar- 1.120 raste në Tiranë

15 janar- 1.018 raste në Tiranë

16 janar- 745 raste në Tiranë

17 janar- 618 raste në Tiranë

18 janar- 1.156 raste në Tiranë

19 janar- 1.250 raste në Tiranë

20 janar- 1.112 raste në Tiranë

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?