Kronikë

Vakancat në sistemin e drejtësisë, Report Tv zbardh propozimin e KLP: Magjistratura të jetë 2 vite, anëtarët jo prokurorë të bëhen gjyqtarë apeli

26 Shtator 2022, 11:28| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 15:34

  • Share

Shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat  por edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave në sistemin tonë të drejtësisë.

Report Tv ka siguruar draftin e të gjitha propozimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë çështje por edhe problematikave të tjera në sistemin e drejtësisë.

KLP kërkon që magjistratët të bëjnë 2 vite shkollë e të futen në punë me vitin e 3, praktikë e paguar. Këtë iniciativë për reduktimin në periudhë trazitore të magjistraturës mga 3 në dy vite e ka deklaruar në intervistën e tij te parë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla për Report Tv. Një tjetër ndryshim i kërkuar është edhe e drejta e anëtarëve jo magjistratë të KLP për tu bëre pjesë e sistemit të drejtësisë. Aktualisht ky draft ndodhet në Parlament dhe ende s’ka marrë përgjigje.

(Kliko këtu për propozimet e KLP për ndryshimet ligjore)

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 26/09/2022 12:57

    Ahahah këta duan të nxjerrin prapë "Plepista". Pse u bë reforma sipas këtyre, për të bërë gjyqtarë e prokurorë njerëz pa formimin e duhur. Le ta heqin fare magjistraturën, ti fusin direkt, madje me Bachelor, punë e madhe! A mbase ju ha mortja juve, doni të bëheni e gkyqtar për vete, u kujtuan si Zeqon pas pilafit se kur u zgjodhën nuk e dinin që nuk mund të bëheshin gjyqtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?