Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj

Vajza e ministrit të Mbrojtjes i jep fund lidhjes me Romeo Veshajn: Më prezantoi me familjen, bëmë plane për martesë, por u nxitova

2 Maj 2022, 21:28| Përditesimi: 2 Maj 2022, 21:45

  • Share

Dyshja shumë e komentuar në mediat rozë, vajza e ministrit të Mbrojtjes  Niko Peleshi, Aleksia dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë.

Lajmin e ka konfirmuar Aleksia, e cila ka cilësuar vendimin e saj për ta bërë publike lidhjen të nxituar. 20-vjeçarja tha se Romeo fillimisht i ka dhënë shumë siguri, pasi e prezantoi në familjen e tij si të fejuar, por me kohën kuptoj se ishte herët për atë.

Aleksia: Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, kaq gjerësisht sa po e shpjegon ti dhe me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.

Gazetarja: Keni bashkëjetuar?

Aleksia Peleshi: Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.

Gazetarja: E rëndësishme është që ti të jesh mirë tani. Por a pati një shkak, diçka që ti dëshiron ta ndash apo dëshiron ta ndërpresësh rrëfimin tënd këtu? E vuajte shumë ndarjen sepse kur historitë jetohen në sytë e publikut bëhen edhe më të vështira kur ndodh ndarja?

Aleksia Peleshi: Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se sa çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurën dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • elsi: 10/05/2023 22:12

    i dha kjo fund apo i dha ai qe e la si fekale ne fund hhahahahahah edhe tani ajo ngeli duke kerkuar burre ne tik tok e instagram ngeli me nje muhabet eshte bere bajate la nam e perveluara e nikos ne vend te shikoi mesimet po e ka mendjen tek burri e tek huri perfundimisht politikanet kane leke po jane te deshtuar tek femijet gjynah femije te perdal me vese

    Përgjigju
  • eliii: 24/10/2022 18:41

    ama ai ty kurre nuk te prezanoti para publikut si dashurine e tij ai me bukur dhe mire trajtonte joniden sesa ty

    Përgjigju
  • Serxhio: 03/05/2022 21:18

    hahahaha fshatar

    Përgjigju
  • Katunaret nga Vlora: 03/05/2022 06:49

    Po ti moj cupe si pe apo si njohe se cfare pijanecesh jane te dy vellezerit?Bythlepiresa pa leke te lodhur cope cope!

    Përgjigju
  • Vansj: 03/05/2022 01:12

    Peleshi paska hike per lesh dmth.

    Përgjigju
  • Ana: 02/05/2022 22:21

    Dy binjaket ti luajne fenë sa te jene te rinj. Te bejne sikur dashurohen, sikur u bie pika per te dashurat aktuale, ato qe kane kaluar, e ato qe do u vijne me pas, se keshtu do kene dhe mediat pas tyre. Keto pickellonjat kujtojne se po u bie mendja ketyre binjakeve per dashurite e vjetra apo te reja me buçet qe u vijne nga pas si ata qente. Bravo çuna, shkepni sa te mundni dhe qani kur gjoja dashuroheni, se fitoni me shume klikime. Bravo ju qofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?