Mijëra tifozë të Kombëtares kanë nisur marshimin drejt "Air Albania", aty ku këtë mbrëmje luhet Shqipëri - Gjeorgji, e vlefshme për Ligën e Kombeve. "Uragani" kuqezi tanimë ka nisur futjen në stadium, teksa shihen kontrolle të rrepta nga policia. Pritet që asnjë flakadan mos depërtojë në tribuna, kjo për të shamngur incidentet dhe gjobat e mundshme.
Prej orësh Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet ka marrë ngjyrë të kuqe nga "lumi" i tifozëve që sot do jenë mbi 21 mijë, pasi stadiumi është "sold-out". Me valle, këngë dhe veshje patriotike, kuqezinjtë do jenë lojtari i 12-të në mbështetje të djemvë të Sylvinhos.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ 'Fortesa' Air Albania bie me një supergol, Gjeorgjia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë! Kombëtarja asnjë gjuajtje në portë
S.DH/ReportTv.al