‘Unë jam malësor’ Historia e pabesueshme e zvicerianit që braktisi vendin e tij për të jetuar në alpet shqiptare

25 Maj 2022, 12:15| Përditesimi: 25 Maj 2022, 12:18

  • Share

Ueli Landolt nga Cyrihu i Zvicrës jeton prej vitesh në Shqipëri.  Ai ‘braktisi’ vendin e tij për të qëndruar në Alpet shqiptare. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Ueli tregoi më tepër për jetën e tij dhe vendimin për të jetuar këtu:

Unë kam lindur në Zvicër, kam bërë shkollën atje, kam punuar për hekurudhën në Zvicër por që fëmijë kam qenë i interesuar për Evropën Lindore. Sepse kam kuptuar që jetojmë vetëm në gjysmën e Evropës por është edhe një evropë tjetër që ne nuk e njohim. Vetëm disa herë kemi dëgjuar Radio Tirana në Gjermanisht , ishte propagandë por unë nuk e dija nëse ishte e vërtetë apo ajo, ishte në vitet 70-80  dhe më pas kam vizituar shumë vende ish-komuniste në Evropë  por në Shqipëri nuk kisha qenë kurrë. Në vitin 2009 pata mundësinë që të vizitoja Shqipërinë për herë të parë, isha dy muaj në Shkodër.

Europa Lindore gjithmonë e ka interesuar dhe magjepsur zviceranin por edhe dëshira për të bërë diçka ndryshe, bëri që të zhvendosej këtu:

Ishte bukuria e vendit por edhe dëshira për të bërë diçka ndryshe sepse kam punuar gjithë jetën , kam punuar nga ora 6 e mëngjesit deri në 8 të darkës pastaj shkoja në shtëpi dhe lexoja 200 e-maile dhe i thashë vetes kjo nuk është jeta, duhet të bëjë diçka tjetër.

Ueli Landolt, i cili pasaportën shqiptare e mori në vitin 2017, thotë se është integruar mjafueshëm këtu.

Po kam aplikuar në 2017 sepse lejohej që pas 5 vitesh lejeqëndrimi pa ndërprerje  dhe thash dua ta marr sepse jam integruar, ishte një periudhë kur shumë shqiptarë kishin lëvizur për Gjermani dhe ishte debati që të huajt duhen integruar. Ka shumë zvicerian që jetojnë në Tiranë, kanë ardhur për arsye misionare shumica ose për biznes dhe për pushime. Në Shkodër kam punuar në një shoqatë për njerëzit në nevojë , të varfër dhe më ka pëlqyer kjo punë. Ndërsa që nga 2016 jam në Tiranë, por shkoj gjithmonë shumë në Kelmend, në vende të tjera në mal sepse s’më pëlqen plazhi. Unë jam malok” thotë ai.

Ueli Landolt flet dhe shkruan gjuhën shqipe ndërsa thotë se cdo ditë mëson një fjalë të re.

Të lumtë goja, Falimners. Ne në Zvicër jemi shumë krenarë për dialektin. Cdo person flet në dialekt, unë e kam mësuar në rrugicë të Shkodrës shqipen dhe më pëlqen. Më duket e vështirë por mësojë çdo ditë një fjalë të re.

Por asnjëherë nuk e harron plotësisht edhe Zvicrën. Kur ka mundësi, ai e viziton familjen e tij në Cyrih

Shkoj shpesh në Zvicër, zakonisht në pranverë edhe për arsye familjare dhe për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

I Pyetur për gjërat që i pëlqejnë më shumë në Shqipëri ai thekson lirinë dhe natyrën e bukur .

Më pëlqen që këtu ka më shumë liri, këtu ke mundësi që të krijosh jetën me hapësirën më shumë se në Zvicër, sepse atje çdo gjë është shumë strikte dhe je i detyruar që të punosh shumë fort sepse jeta është e shtrenjtë. Këtu është ndryshe dhe më pëlqen dhe natyra.Ka dhe gjëra që smë pëlqejnë, është politika, mjedisi që është prishur me mbeturina, klima, në verë është tepër nxehtë për mua. Por ka shumë mundësi për aktivitete sportive.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ...: 25/05/2022 14:36

    e ka sjelle zemna n'shkoder. ka te dashurIn atje, ndaj ka ardh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?