Uljan Sharka

Uljan Sharka, emigranti shqiptar në Itali që sot zotëron një kompani 'Unicorn', që vlen mbi 1 miliardë dollarë

12 Qershor, 08:38| Përditesimi: 12 Qershor, 13:57

  • Share

iGenius, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar në 2016 nga emigranti shqiptar në Itali, Uljan Sharka, njoftoi të martën se pas investimeve me vlerë 650 milionë euro,  kompanina e tij vleresohet me 1.7 miliardë euro.

E njohur për modelet e saj të fundit të inteligjencës artificiale, kompania iGenius lançoi së fundmi "Italia", një model me burim të hapur (LLM) i krijuar ekskluzivisht në gjuhën italiane dhe është në gjendje të kuptojë nuancat gjuhësore dhe kulturore

Ky raund investimi e katapulton iGenius me status "Unicorn" (Shqip: ‘Njëbrirëshi), kategoria e startupeve më elitare të inteligjencës artificiale në skenën evropiane dhe në botë. Kompania iGenius deri më tani ka siguruar investime me vlerë 1.05 miliardë euro.

Modelet iGenius AI i japin përparësi besueshmërisë dhe sigurisë së të dhënave, duke siguruar përdorim të sigurt në mjediset e prodhimit.

iGenius krenohet me një ekip ndërkombëtar që vepron në Amerikën e Veriut dhe Evropë, me zyra në Nju Jork dhe një seli në Milano. Kompania po investon qindra milionë euro për të ndërtuar modele të inteligjencës artificiale që organizatat mund t'i besojnë dhe t'i adoptojnë në shkallë.

‘Sot, ne bëjmë një hap gjigant përpara me kapital shtesë për të nxitur përparimet tona të AI në sektorë të rregulluar. Qëllimi ynë është t'i bëjmë të dhënat njerëzore, të ripërcaktojmë të ardhmen e punës dhe të mbyllim hendekun e aftësive, duke fuqizuar individët dhe bizneset për të arritur në lartësi të reja.’ tha Uljan Sharka, CEO iGenius.

Kompania beson se modelet e centralizuara dhe të mbyllura të Inteligjencës Artificiale nuk mund të jenë të pajtueshme me sektorë të rregulluar si financat ose qeverisja. Sektorë të tillë si financat dhe administrata publike kërkojnë kontroll rigoroz të të dhënave për të qenë në përputhje me rregulloret aktuale dhe për t'u mbrojtur nga shkeljet.

Çfarë janë sipërmarrjet me status 'Unicorn' 

Sipërmarrjet me status “Unicorn” (Njebrirësh) është kompania të reja inovative dhe me rritje të shpejtë, të cilat operojnë kryesisht në sektorin e teknologjisë apo dixhitale, dhe që kanë arritur një vlerësim tregu prej më shumë se 1 miliard dollarë.

Termi u krijua në vitin 2013, nga Aileen Lee, themeluesi i Cowboy Ventures, si metaforë e një sipërmarrjeje unike në natyrën e saj. Janë kompani me një vizion ambicioz dhe një mision të qartë që synojnë të zgjidhin probleme të rëndësishme për tregun dhe shoqërinë, duke ofruar zgjidhje inovative dhe të krijojnë vlerë për klientët dhe palët e interesuara.

Këto kompani tërheqin staf të kualifikuar, të motivuar dhe pasionuar si dhe marrin investime të vazhdueshme e të shpeshta nga sipërmarrje e biznese të cilët mbështesin rritjen dhe vlerësimin e tyre.

Sipas raportit të CB Insights, kompani të tilla të famshme janë ByteDance (200 miliardë dollarë), SpaceX (74 miliardë dollarë), Stripe (36 miliardë dollarë), Airbnb (35 miliardë dollarë) dhe Didi Chuxing (34 miliardë dollarë).

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Myftar: 13/06/2024 11:49

    Uljan Sharka ju pergezojme per sukseset e arritura ne biznesin Tuaj inovativ dhe deshirojme suksese te metejshme.Me emrin e mire qe keni krijuar ne Itali,Amerike dheEurope ju keni nderuar veten Tuaj por keni nderuar me Shume Shqiperine dhe Shqitaret

    Përgjigju
  • Emigrant: 12/06/2024 18:13

    Bravo cuni lushnjes por duhet te besh dhe per vendin tat lushnjen Ngri dhe ti si ato cupat nga lushnja qe do ngren fabrik kozmetike ne lushnje

    Përgjigju
  • Komisar: 12/06/2024 18:03

    Bravo Ja na doli nje tartar nga lushnja njish qe ti m ylli gojen allusive ku thojn tartar..

    Përgjigju
  • Bim: 12/06/2024 13:05

    Ne Itali kena euron jo dollarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?