Në mesazh solidariteti dhe paqeje, Ukraina rrëmben çmimin e parë në Eurovision 2022

15 Maj 2022, 06:54| Përditesimi: 15 Maj 2022, 13:27

  • Share

Ukraina fiton edicionin e 66-të të Eurovisionit të vitit 2022, që mbylli të shtunën finalen e madhe në Torino të Italisë, në stadiumin ‘Pala Olimpico’.

Grupi i veçantë Kalush Eorchestra me këngën "Stefania", një këngë emocionuese për nënën, që me shpërthimin e luftës mori në një kuptim edhe më të thellë, ia doli të triumfojë në garën mes 25 shteteve.

Fitorja vjen si një mesazh i fortë solidariteti dhe paqeje për Ukrainën, që shkon përtej muzikës dhe konkurrencës.

Ukraina mori votat maksimale duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën në vend të tretë.

Thirrjen për të mbështetur Ukrainën e bëri një natë më parë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy duke kërkuar fitoren e këngës "Stefania" si një mbështetje për rezistencën e popullit të tij ndaj agresionit rus.

Mbrëmja e natës finale të Eurovision u hap me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace A Chance” në qendër të Torinos, që i refehohet luftës në Ukrainë.

Shqipëria u përfaqësua në Eurosong me Ronela Hajatin me këngën "Sekret" që mori shumë kritika për muzikën, tekstin dhe performancën, duke mos arritur të kapë finalen e kompeticionit më të madh europian

 

Kënga fituese e Eurovisionit

Ora 07:31
Votimi në Eurovision, juria shqiptare i dha pikët maksimale Italisë

Juria shqiptare në Eurovision i dha Italisë 12 pikët maksimale, në votimin e Eurovision 2022.  Kënga italiane “Brividi” të Mahmood & Blanco mori numrin më të madh të votave. 

Ndërkohë në vend të dytë të festivalit europian që u zhvillua në Torino të Italisë, nga juria shqiptare u rendit Britania e cila mori 10 pikë dhe në vend të tretë Suedia me 8 pikë. Ndërsa këngës fituese, Ukrainës, Shqipëria i dha 7 pikë.

Pikët e Shqipërisë

Italia 12

Britani 10

Suedia 8

Ukraine 7

Holande 6

Spanje 5

Armeni 4

Azerbaixhan 3

Belgjikë 2

Portugali 1

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to: 15/05/2022 12:54

    E parapergatitur nga elita globale.

    Përgjigju
  • Haha: 15/05/2022 12:04

    Greqia 0 pike?! O komb pa din e pa iman!

    Përgjigju
  • Miku: 15/05/2022 11:51

    Ukraina kenge te bukur kishte, por jo per vend te pare. Gjysma e kenges rap.

    Përgjigju
  • Ca bohet: 15/05/2022 09:09

    Nuk i lam 1 her lepirjet e bythve, kemi 4 vjet rresht qe i i japim piket maksimale Italis dhe kur kan keng mediokre.

    Përgjigju
    • Makiwa71: 15/05/2022 12:09

      Fjal me vënd , gjithmonë kështu bajnë, legena , skan cipë kërkund ,të degjeneruar.

  • Opa: 15/05/2022 08:54

    Urime Ukrahines por Festivali Eurpian eshte kthyer ne festival politik.

    Përgjigju
  • Eurosong: 15/05/2022 08:49

    Urime Ukraina Poshte Rusia dhe kelyshet e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?