Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj

Trajneri i kombëtares Edy Reja

Sport

‘UEFA e kishte menduar si turne eskperimental’, Reja në mediat italiane: Nuk është skandaloze një finale në Tiranë

13 Maj, 11:12| Përditesimi: 13 Maj, 11:17

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur në mediat italiane për organizimin e finales së Conference League në Tiranë, që deri më tani ka marrë kritika të mëdha për disa arsye. Më së shumti shkak janë bërë çmimet e larta të hoteleve për tifozët që do vijnë në kryeqytet, por edhe kapaciteti i vogël i ‘Air Albanias’.

“E vërteta është se askush nuk e priste një bum të tillë për këtë turne. UEFA e kishte menduar, ideuar, si një turne eksperimental por në fakt po rezulton e kundërta. Në vitet e fundit janë zhvilluar finale në Talin dhe Belfast, nuk më duket skandaloze që të organizohej një finale e tillë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

‘Arena’ është një xhevahir, ka shikueshmëri perfekte, por problemi logjistik ekziston. Shumë hotele janë ezauruar, banorët lëshojnë shtëpitë e tyre me qere, por këto gjera ndodhin kudo. Ka shumë entuziazëm, unë do të bëj tifo për Romën, Mourinho verdhekuq është rinuar,”- u shpreh ndër të tjera Edy Reja për ‘Il Messaggero’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?