Bota

VIDEO/ U shemb krateri vullkanit, ngjyrat magjike të llavës dhurojnë spektakël! Momenti kapet nga fotografi islandez, mos e humbisni

28 Nëntor 2021, 09:30| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 10:15

  • Share

Pamja mahnitëse e shembjes së kraterit vullkanik Fagradalsfjall në Islandë i ka magjepsur të gjithë. Momenti i veçantë është kapur dhe shpërndarë nga fotografi Hörður Kristleifsson.

Kombinimi i ngjyrave të llavës, teksa shemben buza e kraterit i ka bërë të gjithë që të rishpërndajnë videon, duke e bërë një nga më viralet e momentit.

“Në ‘xhiron’ me dron, teksa po fluturoja mbi kraterin vullkanik Fagradalsfjall, një pjesë e buzës së kraterit u shemb. Kjo pjesë mund të duket e vogël, por në fakt është sa një ndërtesë 5-katëshe!" shkroi Kristleifsson në Twitter.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?