U qëllua me 1 plumb më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj: S’kam besim se do të bëhet drejtësi! Rama e krijoi SPAK me njerëzit e Berishës, është institucion qokash

13 Maj 2022, 22:20| Përditesimi: 13 Maj 2022, 22:48

  • Share

11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, thotë se nuk ka besim se do të bëhet drejtësi për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur 4 persona, e që sipas tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Mahmutaj tha se nuk beson në drejtësinë e re pasi sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama me njerëz të Sali Berishës, dhe që SPAK po godet më shumë majtas.

‘Nuk besoj tek asnjë lloj drejtësie shqiptare e pas viteve 2000. Është një drejtësi qokash për familjen e Berishës për politikën e djathtë ekstreme. Është një drejtësi qokash. Ky Arben Kraja nga dreqi doli me vilë në Lalëz, nuk dua të parashikoj pasurinë e të tjerëve. Por vila e Lalëzit janë pjesë e krimit të Berishës. Nuk jam kundër pasurisë, por jo me vila 700 mln. E kam thënë nuk ka drejtësi për 21 janarin. Nuk do të ketë drejtësi për 21 janarin. Ish-kryeministri Berisha hidhej nga dega në degë me përçapjet e tij për Gërdecin e 21 Janarin.

Kam dashur që në fillim që të ishin para drejtësisë. Nuk mungojnë dosjet për Berishën. Është e pamundur që Edi Rama të përgatisë dosje. Edi Rama ka faj për krijimin e SPAK, ka faj për këtë krijimin e një institucioni të rëndomtë, së një institucion qokash. Edi Rama pranoi të krijojnë një institucion shumë të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, por e krijoi me njerëz të Sali Berishës. SPAK është krijuar me njerëz që po godasin vetëm majtas.  21 janari për sa kohë çështja do të dirigjohet nga Sali Berisha, i kam humbur të gjitha shpresat te drejtësia shqiptare.’- tha Mahmutaj.

Ishte pyetja e kryeministrit Edi Rama, pak ditë më parë se pse SPAK nuk heton Sali Berishën e shpallur ‘non grata’ që ndezi debatin mbi institucionet e reja të drejtësisë. Kreu i qeverisë tha se nuk është presion të kërkosh më shumë nga drejtësia, për hetimin e personave të korruptuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bemo: 14/05/2022 07:34

    Stili i vrasjeve te 21 janarit ngjan me vrasjet en 21 prillit. por ndersa 2! prillit nuk i del e zoti Ne 21 janar i zoti qe i urdheroi vrasjet tha se do ta bente prap dhe heren tjeter do ta vriste vete Ramen

    Përgjigju
    • aspaku: 14/05/2022 09:12

      ne 2 prill vrane ca demokrate te vertete, duke lene komunistit 28 vjecar ne krye te Pd-se...DHE JA KU JEMI.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?