U përplas me makinën pak ditë më parë teksa po i jepte motorit, vdes në spital 18-vjeçari në Elbasan! Video nga momenti i aksidentit

25 Maj 2022, 19:47| Përditesimi: 25 Maj 2022, 20:00

  • Share

ELBASAN- Bjorni Papri, 18-vjeç i cili u aksidentua pak ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit ka ndërruar jetë në spital.

I riu nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve të marra për shkak të aksidentit fatal. 18-vjeçari u përplas teksa po udhëtonte me motor, ku një makinë i preu rrugën dhe e hodhi disa metra tutje.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit u la në arrest shtëpie pasi ka një fëmijë nën moshën 3-vjeçare.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?