Danimarka fitoi dje 2-0 në shtëpi kundër Zvicrës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve për këtë sezon. Helvetët u ndëshkuan me dy kartona të kuq, teksa Elvedi dhe Xhaka lanë ekipin me nëntë lojtarë.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka vijuar me polemikat pas ndeshjes, duke akuzuar arbitrin gjerman Siebert.
S.DH/ReportTv.al“Me kalimin e viteve unë kam ndryshuar dhe jam bërë më i qetë, por në një ndeshje si kjo e sotmja ku u vunë re shumë padrejtësi u bëra shumë emocional. Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme, por sot (dje) lojtarët e Danimarkës nuk kishin të bënin asgjë me këtë fjalë.
Në pjesën e parë u sollëm mjaft mirë pasi nxorrëm topin jashtë kur pamë se një lojtar i Danimarkës u dëmtua. Në pjesën e dytë rivalët nuk bënë të njëjtën gjë me ne kur na u dëmtua Breel. Në atë episod ne pësuam edhe gol dhe ajo që ndodhi e keni parë të gjithë nuk është nevoja të flas”, komentoi Xhaka.