Foto ilustruese

U kapën në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 të rinj në Gjirokastër

27 Maj 2022, 09:27| Përditesimi: 27 Maj 2022, 09:55

  • Share

Dy të rinj nga Tirana, të identifikuar si D.S., 20 vjeç dhe A.S., 22 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Ata u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Ura e Lumit",  duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Të rinjve iu sekuestruan dhe një automjet si dhe dy telefona celularë në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm i transportimit të emigrantëve të paligjshëm pasi në javët e fundit janë regjistruar shumë raste të tilla në Qarkun e Gjirokastrës.

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Joku: 28/05/2022 04:25

    Nuk e dija qe te transportosh njerez brenda vendit eshte krim. Po nese nje migrant ilegal hipen ne atobusin Fier -rrogozhine, e ha medemek shoferi per transport!!! Nese do bente Greqia apo Italia keshtu kembe greku e italiani nuk do kishte mbetur pa u arrestuar meqe na transportonin ne ilegaleve. Polici e paafte dhe injorante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?