Foto ilustruese

U kap me 586 doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali

11 Shtator, 21:42| Përditesimi: 11 Shtator, 21:46

  • Share

Itali-Policia italiane ka arrestuar në zonën e Perugia një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, me precedent penal, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Ai u ndalua teksa po udhëtonte me makinë në rrugën E45 në kryqëzimin Ponte Felcino. Si pasojë e kontrollit fizik dhe kontrollit në makinën dhe banesën e tij oficerët i gjetën 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës, raporton Ansa.

44-vjeçari me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është shoqëruar në burgun Perugia Capanne, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?