U dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga publikon pamjet e reja, ja si duket në fytyrë

25 Gusht, 20:36| Përditesimi: 25 Gusht, 22:52

  • Share

Disa javë pasi u dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje, ku tregon gjendjen e saj. Në videon e publikuar në Instagram, duket se Klea ka ende shenjë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë. Gjendja e saj është duke u përmirësuar edhe pse shenjat duken ende në fytyrën e saj.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj rezultojnë ende në kërkim. Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Antonela u bë e njohur nga  dy show televizivë në të cilat ka marrë pjesë, 'Përputhen' dhe 'Big Brother Vip'. Edhe pse në kërkim nga policia, në disa raste ajo ka publikuar foto në Instagramin e biznesit të saj, duke reklamuar veshje.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?