Foto: Postimi i Klea Prenges ne instagram
Klea Prenga, vajza 24 vjeçare e cila është dhunuar nga motrat Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Përpos, pamjeve të rënda ku shihej me të çara në fytyrë dhe e gjakosur, 24-vjeçarja nxori dhe mesazhin që i kishte ardhur në telefon ku i thuhej qartë se nga kush e kishte “dhuratën”.
Në SMS-në e postuar nga vetë Prenga lexohet: Dhuratën mbrëmë e ke nga Mariela, jo nga Antonela Berisha. Ta kesh si mësim, të mos sh***** lart e poshtë dhe të futesh në familje. Ik denonco njeriun e duhur.
Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.
Por në një reagim të postuar sërish nga 24 vjeçarja thotë se ajo nuk ka ndërhyrë mes një familje dhe se personi që e ka sulmuar “nuk ka burrë”.
Lajmi kryesor:
'I thyejnë shishen e qelqit në fytyrë!' Blogerja dhunohet në një lokal të Tiranës, shpallet në kërkim ish-banorja e Big Brother dhe motra e saj! Dyshohet lidhja intime me burrin e njërës
S.G/ReportTv.al