U dhunua dhe qëndroi 16 ditë në koma për një gjyq për pronën, avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës! Shkon në GJKKO për të mbrojtur Berishën (VIDEO)

24 Tetor, 11:57| Përditesimi: 24 Tetor, 12:34

  • Share

Avokati Sokol Mëngjesi i është rikthyer jetës së tij profesionale. Mesditën e sotme ai u paraqit në GJKKO për të mbrojtur klientin e tij, ish kryeministrin Sali Berisha në seancën e sotme paraprake në GJKKO ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do të rikthehet në SPAK.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut, ku si pasojë e dhunës së ushtruar qëndroi në koma për disa ditë. Më pas u dërgua për trajtimin mjekësor në një nga spitalet e Athinës ku dhe u zgjua nga koma pas 16 ditëve

Shkak ishte një gjyq për çështje prone. 

Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua,pranoi se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Tre agresorët e tjerë Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, janë në kërkim.

Ndërsa sot Sokol Mëngjesi është paraqitur në GJKKO për të mbrojtur Berishën, një ndër klientët e tij. 


Lajmi kryesor:

Afera Partizani, GJKKO shtyn seancën paraprake! Gjokutaj: Dosja 160 mijë faqe! Ja pse mungoi Berisha! Më 25 nëntor vendoset nëse kalon për gjykim


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?