Gjykata e Korçës

U akuzua për ngacmim seksual ndaj 11-vjeçares, Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 68-vjeçarin

19 Tetor, 11:29| Përditesimi: 19 Tetor, 11:41

  • Share

Korçë-Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë  ‘Arrest me burg për 68 vjeçarin. Ai u arrestua pasditen e së mërkurës (16 tetor) në Maliq me akuzën e ngacmimi seksual ndaj një 11-vjeçare.

Gjatë seancës 68 vjeçari nuk ka pranuar asnjë akuzë.

“Unë nuk e kam bërë, nuk e kam ngacmuar”, është shprehur ai gjatë seancës.

Avokati e ka cilësuar arrestim të paligjshëm, ndërkohë që ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të 68 vjeçarit.

Kujtojmë se nga dëshmia që vajza e mitur ka dhënë në komisariatin e Malqit në prani të nënës së saj, mësohet se 68 vjeçari, e ka ngacmuar 11 vjeçaren në dyqanin e tij në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq.

Nëna e vajzës për mediat një ditë më pas deklaroi se vajza e saj është ngacmuar nga 68 vjeçari me fjalë fyese.

Ndërkohë që akuzat i ka hedhur poshtë, vëllai i autorit i cili ka thënë për mediat se akuzat e familjarëve të 11 vjeçares janë të pabaza ndërsa historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej nga deklarata e banorëve kur thonë se çdo gjë është e stisur pasi familja e vajzës ka borxhe në dyqanin e 68 vjeçarit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?