Ronela Hajati

E akuzoi për vjedhje, Niko Komani i kthen përgjigje stilistit brazilian për veshjen e Ronela Hajatit

10 Maj 2022, 11:22| Përditesimi: 11 Maj 2022, 07:26

  • Share

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm me performancën e saj në skenën e "Eurovizionit", por edhe me veshjen që zgjodhi në tapetin e kuq në Torino.

Fustani me motive e ngjyra dhe kapelja e rëndë, kanë sjellë reagimin e një stilisti brazilian Pedro Leopoldom, i cili pretendon se Niko Komani, stilisti i Ronelës i ka vjedhur idenë.

Përmes një Instastory ai ka akuzuar Nikon, se e ka marrë veshjen pa i kërkuar leje dhe pa i dhënë meritat.

Lidhur me këtë ka pasur menjëherë një reagim nga sitilisti shqiptar, i cili tha se ka komunikuar me Pedron, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

 “Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit”, shkruan stilisti i njohur në postimin e tij.

A mendoni dhe ju se ngjajnë?

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?