Foto ilustruese

Të martën PS mbledh grupin parlamentar deputetët propozojnë emrat për presidentin e ri! Vendosin edhe për ‘fatin’ e Orlando Rakipit, babai i tij u shpall ‘non grata’

14 Prill 2022, 13:46| Përditesimi: 14 Prill 2022, 14:28

  • Share

Shumë shpejt socialistët do të kenë emrat për presidentin/en e ri të vendit! Të martën, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar dhe sipas burimeve për Report Tv, do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Po ashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe për çështjen e deputetit Orlando Rakipit dhe qëndrimin që do të mbajë PS-së, pas shpalljes së babait të tij ‘non grata’ nga DASH, vetëm pak ditë më parë.

Pas shpalljes ‘non grata’ të PS-së vetëm deputeti Orlando Rakipi, i biri i Aqif Rakipit, u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u shpallën ‘non grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noku: 14/04/2022 19:50

    Qifja for president

    Përgjigju
  • Landi: 14/04/2022 14:30

    Sali Berisha duhet te largohet sa me pare nga politika dhe ti kerkoj falje shqiptare per mekatet qe ka ber ne kete vend

    Përgjigju
  • Jonida: 14/04/2022 14:30

    bravo ps, duhet nje president mbi palet, jo si ky qe kemi

    Përgjigju
  • Indrit: 14/04/2022 14:13

    Te gjithe marrin ate qe meritojne dhe le te ndeshkohen per gabimet e tyre . Dhe presidenti ishalla eshte me i mire se ky qe kemi

    Përgjigju
  • Zani: 14/04/2022 14:12

    Pandeli majko per president , po e patet dhene si alternative jeni me te miret

    Përgjigju
  • Xheona: 14/04/2022 14:06

    Kemi besim qe do beni zgjedhjen e duhur!

    Përgjigju
  • redi 10: 14/04/2022 14:05

    Ps nuk duhet te ndikohet nga keta njerez qe skan as seder dhe nuk e njohin ligjin.Ps duhet te vijoj punen sipas axhendes te saj per nje vend me te mire dhe sa me pare drejt integrimit ne BE si te gjitha vendet e tjera

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 14/04/2022 14:05

    Shpresojm te ket mbarvajtje dhe te vendoset president kush ta meritoj

    Përgjigju
  • Mondi: 14/04/2022 14:03

    Te zgjidhet kush te doje vetem te iki ai palo president qe kemi

    Përgjigju
  • Gjergji: 14/04/2022 14:02

    Veq te ik ai leshko president qe kena

    Përgjigju
  • Arben: 14/04/2022 14:02

    Amqn vetem te iki ai prototipi qe kemi si president. Ishalla vjen nji i hajrit.

    Përgjigju
  • Albozi: 14/04/2022 13:57

    aman se mos merrni ne konsiderat ato alternativat e pd se na duhet nje president i mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?