Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj
Bota

Turqia kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

13 Maj, 15:00| Përditesimi: 13 Maj, 16:15

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur sot se vendi i tij nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ai tha se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve.

“Ne po ndjekim me kujdes zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi të një opinioni të favorshëm”, u tha Erdogani gazetarëve.

Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë.

Ai akuzoi gjithashtu Greqinë, një aleate e NATO-s, për përdorimin e aleancës kundër Turqisë, duke thënë se Ankaraja nuk dëshiron përsëritjen e atij "gabimi".

Erdogani nuk tha drejtpërdrejt se ai do të bllokonte çdo përpjekje për pranim që dy vendet nordike mund të bënin, por NATO i merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, që do të thotë se secili nga 30 vendet anëtare ka një veto të mundshme se kush mund të bashkohet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia, nëse do të aplikojnë zyrtarisht për t'u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, do të priten me krahë hapur.

Nëse një shtet është kundër, anëtarësimi në NATO nuk është i mundur, pasi vendimet merren pasi ratifikohen në çdo parlament të vendit anëtar të NATO-s. Një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit kolektiv e të gjithë 30 vendeve anëtare meqenëse të gjitha vendimet merren me konsensus.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?