Foto ilustruese

Turqi/ Tentuan të arratiseshin drejt Greqisë, arrestohen 7 terroristë të PKK-së dhe FETO-s

25 Tetor, 16:18| Përditesimi: 25 Tetor, 16:22

  • Share

Shtatë anëtarë të organizatave Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe FETO-s janë arrestuar nga xhandarmëria turke në Edrene, teksa tentonin të arratiseshin drejt Greqisë.

Sipas “Skaigr”, guvernatori i qytetit turk Edrene ka theksuar se “vazhdojnë aktivitetet e sigurisë dhe rendit publik në vijën kufitare nga ekipet e Administratës së Xhandarmërisë Krahinore”.

"Shtatë terroristë u arrestuan, nga të cilët 1 ishte anëtar i organizatës terroriste PKK dhe 6 ishin anëtarë të FETO . Ata po përpiqeshin të kalonin në Greqi ilegalisht javën e fundit”, - thuhet në deklaratën e autoriteteve turke.

Për Turqinë, si dhe një sërë vendesh kryesore të Perëndimit, organizatat PKK dhe FETO janë të klasifikuara si organizata terroriste.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka pranuar se fundmi autorësinë e sulmit terrorist që ndodhi më 23 tetor pranë Ankarasë, ku mbetën të vrarë 5 persona, si dhe u plagosën 22 të tjerë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?