Kryeministri Edi Rama

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth

15 Gusht, 16:03| Përditesimi: 15 Gusht, 16:05

  • Share

Të punosh në turizëm në vendet fqinje si Greqia, Italia, apo çdo vend tjetër europian, për kryeministrin Edi Rama nuk është më mirë se të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Ai u bën thirrje  emigrantëve shqiptarë që punojnë në këtë sektor, të konsiderojnë vendin e tyre për të punuar pasi pagat janë rritur ndjeshëm.

“Taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, thekson Rama.

Kreu i qeverisë i referohet një artikulli të revistës Monitor sipas të cilit pagat në turizëm për kamerierë e sanitarë janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti it: 16/08/2024 08:43

    Jo kurre nuk kethehem , preferoj te punoj si emigrant ketu ku jame, ndihem i respektuar dhe i kam te gjitha,, aty do punosh per trafikantet,per kriminelat, hajdutet,te korruptuarit e administrates shteterore se vetem keta kane biznese turizmi dhe rezorte., le te punojne vete ose ti marrin ne Bangladesh,.

    Përgjigju
    • Iracionale: 16/08/2024 19:52

      Të fillojnë të pjellin fuqi punëtore politikanët e kryeministrat që të kenë biznesmenët krah të kualifikuar pune

  • Po mër po: 16/08/2024 05:06

    Ikni ju politikanët e ti kryeministër nga Shqipëria të punoni në Europë e Amerikë si politikanë e kryeministër se është më mirë se të qeverisësh braktisjen e vendit. Më mirë është Shqipëria për ju se bëni rrumpallë, se jashtë rrumpalla të kushton supremacinë.

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2024 03:59

    Kur te gjejme dhe ne nje Nano e te na peshkoje me perzgjedhje sic te peshkoi ty nga Franca e te na beje kryeministra,ministra ,drejtore,kryetare bashkish e kryetare partish, atehere do te kthehemi.Mbaje frymen deri atehere!

    Përgjigju
  • beni: 16/08/2024 00:13

    turizmi 3 muaj eshte,,pra ti rama na thua hajde jeto me 3000 euro /vit,,= 300.000 leke ne muaj...

    Përgjigju
  • Mjere populli: 15/08/2024 23:25

    Kthehuni te punoni ne turizem thote… Industri qe ka pune 3 muaj ne vit. Po pjesen tjeter te vitit me se do jetojne njerezit? Perse ky apel i madh per turizmin? Ndoshta a ka te beje me faktin qe resorts jane te disa te proviligjuarve qe o pastrojne parate ose financojne fushatat elektorale. Perse nuk investohet ne asnje industri tjeter kur shqiperia eshte e pasur ne minerale dhe burime natyrale? Mos u kthe o popull do punosh per pastrimin e parave dhe per interesat e borxheve qe jane vjedhur. Ikni dhe lereni llumin mbrapa te hane syte e njeri tjetrit. Ligji eshte krimi dhe krimi eshte ligji

    Përgjigju
  • Aleks: 15/08/2024 22:46

    Propogande per kohen. Jo per realitetin. Une njof qe jane kthyer. Kane hapur aktivitet dhe jane bërë pishman. Gjoben e pare e mer nga eletriku. Po nuk pagove. Punonjsi i elektrikut nuk të vjen. Po nuk pagove gjoben e dyte tè elettiku. Kabullin qe deri né 10 metro perfshihet né pagese. Ata tè thone do presesh se nuk jemi furnizuar. Hapesi i aktivitetit e ble vet kavon. Gjoba e trete eshte ne zyrat e elektrikut tè vë çmimin maksimal. Gjoba e kater vien tè kasa fiskale po nuk pagove nuk ta sjellin. Edhe pse e ble ti dhe kushton shtrenjjte. Gjoba e 5 eshte punonjesi i policise financiare. Cdo tre jave shfaqet te dera. E keshtu me radhe. .

    Përgjigju
  • Reku: 15/08/2024 22:43

    Hajde se po kthehemi zoti Kryeminister po pyetja eshte:cfare me siguron ti?shendetesine,drejtesine apoooo arsimin Zoti kryeminister ke falimentuar ne te gjitha fushat Me vjen keq qe beson akoma te vetja se asnje nuk ka me besim te ty

    Përgjigju
  • Shqipe: 15/08/2024 17:31

    Z. Rama prit se erdhën se ja vlen aty të punosh e në fund të dietës të del dikush e më jep lekët mua të thotë!

    Përgjigju
    • Daniel: 16/08/2024 05:19

      Pastruesja merr më shumë se ato të bankave? Sikur nuk del llogaria!!! Ato të bankave shkojnë me pushime edhe pse marrin më pak. Pastruesja nuk shkon dot me pushime edhe pse paguhet me shumë. Sude hesapi.

  • Luka njesia 5: 15/08/2024 16:46

    Duhet rrokullis ky shtet se na morri fytyren frymen e shpirtin

    Përgjigju
  • Frank: 15/08/2024 16:42

    Rri o daku rehat, cdo gje e ke mare, tani do me na detyru me u kthy dhe mbrapsht e te shohim sojin tuj tu mbreteru. Jo o daku... rri aty. Kjo eshte loje basketbolli e gjate. Diaspora ska fillu ende tre pikshat. Vazhdo mbretero se ne do na vije koha jo te punojme aty per ty, por soji jot te punoj per ne. Kjo nuk ndahet me kaq, fondet tona ja pafund dhe te pastra, jo narkoshteti.

    Përgjigju
  • Xbdbnd: 15/08/2024 16:26

    I gjobisin patronazhistet andej?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?