Turistët kanë mundësi të shohin për herë të parë mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në Elbasan! Do qëndrojë i hapur për pak kohë

31 Maj, 14:12| Përditesimi: 31 Maj, 14:45

  • Share

17 vite nga zbulimi, sot u bë hapja e mozaikut të Bazilikës Paleokristiane, i cili do të jetë i aksesueshëm për turistët dhe qytetarët, që në gati dy dekada e kanë parë atë nga lart të mbuluar.

Bëhet fjalë për  25 metër mozaik, që gjendet në qendër të qytetit të Elbasanit, në të cilin përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët tregojnë skemën e përjetësisë.

Specialistët e trashëgimisë kulturore në Elbasan si dhe artistë të qytetit theksuan se ky Monument Kulture  i Kategorisë së Parë mbart vlera të jashtëzakonshme .

Mozaiku që do qendrojë i hapur për pak muaj do t’i shërbejë kryesisht turizmit. Poshtë këtij mozaiku fshihet një bazilikë e shekullin V e përbërë nga shumë elementë arkitektonikë ku vlen të veçohet mozaiku dhe afresket.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: