Trump konfirmon angazhimin e forcave amerikane në Kosovë

10 Qershor 2020, 12:53| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 12:55

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe presidentin e përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, se forcat e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.

Përmes një letre drejtuar këtyre dy zyrtarëve, Trump ka thënë se: “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar ripërtrirjen e armiqësve në Kosovë”.

Ai ka përmendur se aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 persona sa janë në total.

Në mars të këtij viti, dy senatorë amerikanë, David Perdue dhe Rand Paul patën thënë se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse Kosova nuk e shfuqizon tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Kjo masë, e zëvendësuar fillimisht me reciprocitet, është pezulluar krejtësisht nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ky dialog është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksën.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?