Foto ilustruese

Tronditet Greqia, 3-vjeçari humb jetën pasi plagoset me plumb në kokë

1 Nëntor, 17:07| Përditesimi: 1 Nëntor, 23:12

  • Share

GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë këtë fillim nëntori, ku një fëmijë 3-vjeçar rom ka humbur jetën pasi është plagosur në kokë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Markopoulos, në rrugën “Agios Dimitriou”, ku fëmija ishte së bashku me nënën dhe babin e tij brenda makinës së tyre.

Një tjetër makinë me pasagjerë dhe drejtues - po ashtu romë - ka ndaluar pranë tyre duke qëlluar me armë zjarri.

Burime policore bëjnë të ditur se në vendngjarje janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?