Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit

29 Nëntor, 13:36| Përditesimi: 29 Nëntor, 14:41

  • Share

TIRANË - Kreu i shoqatës së Agro-Biznesit, Agim Rrapaj foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ për Nertil Agalliun. Rrapaj përcolli disa nga shqetësimet që lidhen me bujqësinë dhe ushqimin në vend. Problem mbetet tregtimi i vajit ekstra të virgjër.

Për shkak se në Shqipëri nuk ka depozita inoksi ku të ruhet ky vaj, si dhe nuk ka fabrika të certifikuara shishesh qelqi , bëjnë që një pjesë e këtij vaji të ik në tregjet e huaja.

'Supermarketet kërkojnë produkte të certifikuara në shishe qelqi,. Në Shqipëri nuk ka fabrikë për ambalazhimin e qelqit ka kosto të lartë. Ruajtja e vajit të ullirit, ka pak depozita inoksi. Kjo bën që në supermarkete nuk arrijmë të plotësojmë dhe bën që një pjesë e importuesve ikën në tregjet e huaja. Në shishe qelqi të përmasave të ndryshme dhe të kemi defekt në plotësimin e tregut të vendit. Më këtë periudhë kemi disa kompani importuese me kontrata me kompani të huaja. Lidhja e kontratës e kemi defekt. Nuk lidhim kontrata me afat të gjatë. Mungesë e përdorimit të kontratës arsye se kemi import të vajit të ullirit. Sezonaliteti i vajti të ullirit, nuk i kemi për të depozituar një sasi të konsiderueshme vaji në depozita inoksi dhe ta ruajmë.'

Megjithatë pavarësisht rritjes së eksportit të vajit , kur kemi ulje të prodhimit të ullirit me 3%, situata duket më mirë se më parë dhe ka vend për përmirësim.

'Historia jonë nuk vjen nga kompani prodhimi. Kemi qenë importues nga vitet ‘90 dhe kompanitë tani të fuqishme kanë qenë importuese. Janë më të fuqishme financiarisht kanë asetet të tilla që realisht që i përkushtohen më shumë garancisë sesa produkti brenda më i mirë cilësisht, dhe më i lirë. Shqetësimi juaj që importi vazhdon të jetë element dhe të krijojë problem. Kemi qenë 7 import 1 eksport, sot jemi 3 me 1. Po vjen duke u reduktuar. Do kemi shkëmbime, gjithmonë bashkëpunime. Por ne kemi rezerva për të reduktuar importin.'

Rrapaj vijon më tej duke thënë se ka nevojë për financim dhe subvencione për fermerët.

'Është domosdoshmëri fusha e financimit. Jemi në këtë fushë më të diskriminuarit me rajonin. Edhe në raporti me PBB edhe në raport me shpenzimet vjetore, edhe po të shikosh banka të nivelit të dytë. Ky moment i financimit një moment që sektori i ushqimit i nënfinancuar. Subvencionet janë të nevojshme por nuk e zgjidhin problemin. Do e zgjidhin investimet, inovacioni dhe aktet ligjore. Për këto fusha punohet në front që të kompensojnë njëra tjetrën. Edhe pa subvencion ne do vazhdojmë të zvarritemi dhe jo të ecim sa ato vende.'

Së fundmi për Rrapajn shqetësim është ulja e investimeve të huaja në bujqësi, e cila meriton më shumë vëmendje në një kohë krizash.

'Që nga programi afatmesëm. Minimumet e mundshme nuk janë llogaritur. Buxheti vjetor rrjedhojë e buxhetit afatmesëm. Tek ky nuk janë bërë studime për bujqësinë. Nuk është dëgjuar koncepti jonë. Po e çojnë bujqësinë në ritmin më të ulët në vitet e fundit. Investimet e huaja janë me minus 3-4% në këtë krizë ndërkombëtare për çmimet dhe kostot, klimatike, krizë kombëtare prej shpopullimit ne vazhdojmë të financojmë me të njëjtin ritëm sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agim Dyshniku: 01/12/2024 08:06

    Z.Rrapaj! Vaji i amballazhuar qe shitet ne supermarkete ka vetem20% me miri, vaj ulliri dhe as behet fjale, për vaj ekstra.Kjo qe them eshte e vertetuar nga investigimi nga tv kombetare.Komentet e tjera jane mashtrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?