Tekniku spanjoll, Luis de la Fuente

Trajneri i Spanjës vlerëson Shqipërinë dhe kundërshtarët e grupit: Janë të nivelit të lartë! Pres shumë nga Nico dhe Lamine Yamal

9 Qershor, 20:41| Përditesimi: 9 Qershor, 20:51

  • Share

'Ne jemi të kënaqur me mënyrën se si ka shkuar përgatitja dhe si janë zhvilluar ndeshjet. U shfaqën lojtarë me aspekte shumë pozitive dhe jemi të kënaqur’.

Kështu trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh pas fitores së djeshme të kombëtares ‘La Roja’ ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 5-1. 

Kjo ishte ndeshje e fundit miqësore e Spanjës në kuadër të përgatitjeve para nisjes së Kampionatit Eurpiane në Gjermani javën e ardhshme, ku në datën 15 qershor Spanja do të luajë përballë Kroacisë në orën 18:00.

‘Ne jemi optimistë për Kampionati Europian, me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, të cilët janë të nivelit të lartë’, shprehet tekniku spanjoll.

Më tej ai u shpreh se pret shumë nga të rinjtë si Nico Uilliams dhe Lamine Yamal, të cilët sipas tij do të zhvillojnë një kampionat europian të shkëlqyer.

Spanja ndodhet në grupin B aty ku do të ketë përballë edhe kombëtaren shqiptare më datë 24 qershor, ora 21:00 nga arena e Dyseldorfit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?