Trahana me qepë të kaurdisur nga zonja Albana

21 Tetor, 11:37| Përditesimi: 21 Tetor, 11:39

  • Share

Trahana me qepë të kaurdisur

Përbërësit:

  • 80 gr trahana
  • 400 ml ujë
  • 1 qepë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Spec i kuq
  • Djathë

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zverdhet. Më pas shtojmë ujë që të zbutet. Trahananë e kemi lenë të zbutet për 1 orë në ujë. E përziejmë me qepën dhe e lemë të vlohet pasi kemi shtuar kripën, piperin dhe specin e kuq. Presim bukën në kubikë (mirë është që buka të jetë pak e ndenjur), e shtojmë në trahana së bashku me djathin e thërrmuar dhe e servirim të ngrohtë. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?