Trafiku i armëve, dëshmon ish-efektivja e Burgjeve: Nuk isha në dijeni, do shoqëronim disa persona në Tiranë! 4 të arrestuarit e tjerë ‘kyçin’ gojën

27 Mars, 09:54| Përditesimi: 27 Mars, 13:28

  • Share

Ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, e arrestuar një ditë më parë nga Trafiqet e Tiranës me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe për t’i shitur pranë grupeve kriminale në kryeqytet, ka mohuar para hetuesve të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë.

Sipas saj, grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh. Në deklarimet e 22-vjeçares, ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe si sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim mbërritjen pa probleme në Tiranë.

Ndërkohë, 4 të tjerët e arrestuar, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj, kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos treguar asnjë detaj për shitjen e armëve, përfshirë këtu edhe emra të personave ku do të shiteshin në Tiranë.

Grupi hetimor pritet të analizojë në mënyrë të detajuar 5 aparatet e tyre celular për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale.

9 armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim. Njëlloj si për shitjen e tyre, grupi i djemve kanë mohuar të tregojnë edhe ku i kanë marrë dhe kujt i përkasin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/03/2024 01:08

    Justifikim qesharak! Ja ta zeme se nuk ishin arme,por persona sic pretendon kjo /policja/.Cilet jane personat qe kerkojne zakonisht /shoqerim/,/hapje rruge/ e /verzhgim/?-Jane politikanet,biznesmenet shume te pasur,V.I.P e artit,bashkepuntoret e drejtesise,njerezit e drejtesise dhe kriminelet kur livadhisin te lire.Duke perjashtuar 5 grupet e para per te cilet ka kush kujdeset dhe nuk e varin fatin e jetes se tyre ne duart e ketyre /mizave te kalit/ qe u arrestuan,mbeten vetem keta te fundit,pra kriminelet!Mos e fundos veten me thelle duke bere dhe shejtan budallain moj vajze!

    Përgjigju
  • Benj: 27/03/2024 19:52

    22 vjece ko Edhe efektive. Ca bahet ne shipni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?