Tre prej kosovarëve të arrestuar

Trafik armësh Kosovë - Shqipëri, kosovarët blinin pistoletat në Serbi, prodhoheshin në Çeki

25 Maj, 10:49| Përditesimi: 27 Maj, 12:40

  • Share

Katër shqiptarët e Kosovës që u arrestuan nga Trafiqet e Tiranës të premten, 24 maj, i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda vendit tonë.

Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serb, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje. Policia ka mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.

Për këtë janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin po për t’u shitur në Greqi. Blerësit e këtyre armëve, sipas burimeve pranë policisë, rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm në fushën e drogës dhe krimeve të tjera të rënda, informon gazetari Sokol Dema.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi dje se ata janë pjesë e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Pistoletat për grupet kriminale në Shqipëri por dhe Greqi

Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit. Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?